“Severna Brigada”, e shpallur si organizatë terroriste nga qeveria e Kosovës ka kërcënuar me anë të dy postimeve në fejsbuk se do të vrasin kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Në postimin për kryeministrin e Kosovës është shpalosur një armë e llojit snajper me një mesazh drejtuar Kurtit ku thuhet se kjo orgnizatë ka me bollëk armë të tilla.
Më i drejtpërdrejtë ishte kërcënimi për Sveçlën, ku ekspozimi i një tjetër snajperi shoqërohet me tekstin: “Unë personalisht do të likuidoj, vetëm momenti pritet!”.