Grupimi i njohur i tifozëve të kombëtares reagoi pak ditë më parë me anë të një postimi duke shprehur kundërshtimin për vendimin e Federatës Shqiptare të Futbollit e cila ka kërkuar të bashkëorganizojë me Serbinë kampionatin Evropian për 21-vjeçarët në vitin 2027.

Tifozët e quajnë këtë vendim të papranueshëm dhe fyes për ta si tifozë dhe për historinë e kombit shqiptar. 

Tifozët njoftuan se do të vazhdojnë të protestojnë para selisë së FSHF-së kundër këtij vendimi.

“Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet t’i rregullojë imazhin një populli barbar e gjenocidal.

Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë.” – thuhet në postimin e tifozëve të kombëtares.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *