Ish-trajneri i Tiranës dhe ish- portier i kombëtares, Orges Shehi vlerësoi Etrit Bërishën si garancinë e madhe në portën e Shqipërisë.
Paraqitja e Berishës në sfidën e fundit ndaj Napolit bëri xhiron në rrjet, ndërkohë që Shehi theksoi në News 24 se kjo nuk e befason pasi ai e njeh nga afër kualitetin e gardianit të portës shqiptare.
“Etriti është portier i nivelit të lartë. Mendoj se është një nga më të mirët dhe emri i tij duhet të shkruhet në germa të arta. Atij nuk i pëlqejnë mediat apo daljet. Pati periudhë të vështirë te Torino, u rikthye, e kjo tregon vullnet. Është një nga shtyllat e ekipit tonë kombëtar, siç ka qënë në Euro 2016. Me këta portierë që kemi, shkojmë të qetë.” – tha Shehi.
Ai beson se Shqipëria e Silvinjos do të sigurojë kualifikim në transfertën e nesërme ndaj Moldavisë.