Misioni i vëzhguesve të OSBE-ODHIR-it, në raportin e ndërmjetëm për zgjedhjet e 14 majit, shpreh shqetësimin për cënimin e burimeve shtetërore nga premtimet e kryeministrit, Edi Rama për rritjen e pagave në sektorin publik.

Po ashtu, dhe shpërbilimi për pensionistët shihet me shqetësim nga ky mision, pasi këto konsiderohen praktika të pazakonta para zgjedhjeve lokale.

“Ndryshimet e fundit paraqitën masa të tjera mbrojtëse kundër abuzimit me burimet shtetërore. Megjithatë, shumë bashkëbisedues të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve MVZ-së së ODIHR-it ngritën shqetësime lidhur me iniciativat e fundit të ndërmarra nga qeveria, siç është bonusi i pensionistëve dhe premtimet e kryeministrit lidhur me pagat e punonjësve të sektorit publik. Komisioneri deklaroi publikisht se sipas interpretimit të tij, dispozitat ligjore përkatëse zbatohen vetëm për zgjedhjet parlamentare.” – thekson raporti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *