Presidentja e Kosovës tha gjatë fjalimit vjetor të Kuvendin e Kosovës se vendi i saj nuk duhet të tolerojë asnjë shkelje të integritetit territorial dhe të përjashtojë çdo mundësi për dhurim territori në favor të Serbisë.
Sipas Vjosa Osmanit, Beogradi vijon të shtyjë përpara synimet hegjemoniste ndaj Kosovës, ndërkohë që kërkoi nga klasa drejtuese në Prishtinë të tregohet e matur në vendimmarrje për të ruajtur balancat me aleatët.
“Kosova nuk ka pëllëmbë toke për të falur, mbrojtja e saj është betimi ynë i përjetshëm. Përpjekjet e Serbisë dhe përkrahësve të saj në Kremlin për ta minuar stabilitetin e brendshëm si dhe pozicionin ndërkombëtar të Kosovës sa vijnë e shtohen. E po kështu, shtohet përkushtimi dhe mobilizimi ynë për t’i parandaluar ato”.- tha Osmani.