Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi në një intervistë për “The Telegraph” se njësitë paramilitare ruse të Wagnerit po ndihmojnë Serbinë në organizimin e një sulmi hibrid me qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.

“Ata po sjellin armë dhe uniforma, por nuk janë pjesë e ushtrisë serbe. Serbia dëshiron të arrijë qëllimet e saj, pa e quajtur operacion ushtarak.”- tha Osmani.

Për presidenten e Kosovës, ky skenar i Serbisë ësht i njëjti që Putini përdori për aneksimin e Krimesë në vitin 2014-të.

“Nëse shikoni se çfarë bëri Putini më 2014-ën, është krejtësisht e njëjta. Fillimisht, ai instrumentalizoi rusët që jetonin atje, mandej ai krijoi operacione të rreme dhe më pas ai dërgoi këto grupe paramilitare. Ka të dhëna të qarta se grupet paramilitare serbe po planifikojnë dhe organizojnë këtë [së bashku me Ëagner-in]. Sa ka qenë numri i tyre që ishin në kufi apo brenda (territorit të Kosovës), është diçka që ende po hetohet.” –theksoi ajo.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *