Në tunelin e Murrizit, me një gjatësi prej rreth 3.8 kilometrash, është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, duke krijuar kushte të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë segment rrugor.

Mungesa e ndriçimit ka sjellë errësirë të plotë brenda tunelit, ndërsa një problem po aq serioz mbetet edhe cilësia e ajrit. Për shkak të ndërprerjes së energjisë, ventilatorët që shërbejnë për filtrimin dhe largimin e gazeve dhe tymit të prodhuar nga automjetet kanë dalë jashtë funksionit, duke bërë që ndotja të grumbullohet brenda tunelit dhe të rrezikojë sigurinë e qarkullimit

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *