Shqipëria mori pikën e artë në barazimin 1-1 ndaj Moldavisë dhe tashmë siguron matematikisht kualifikimin për në Euro 2024.
Një ndeshje e vuajtur përballë moldavëve që ushtruan presion gjatë 90 minutave, ku Berisha ishte shpëtimtar në dy raste vendimtare.
Cikalleshi zhbllokoi shifrat me penallti, ndërkohë që Seferi pati një rast të mirë, por goditja e tij u prit nga portieri moldav.
Vendasit barazuan pak minuta para fundit, ndërsa provuan me topa të gjatë për të marrë tri pikët, por pa rezultat.
Tashmë synimi mbetet mbajtja e vendit të parë në grup, objektiv ky krejtësisht i arritshëm nê sfidën e fundit ndaj ishujve Faroe të hënën në Air Albania.