Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani foli rreth padisë së parë të dorëzuar në SPAK në dhjetorin e 2019-ës. 

Padia për koncesionin e sterilizimit u dorëzua nga “Nisma Thurje” dhe ndër të paditurit është dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja si firmosës i këtij koncensioni që sipas referimit në padi përbën një aferë të pastër korruptive.

Dumani u tha gazetarëve se ka kërkuar llogari për ecurinë e hetimit dhe se ende po kryhen veprime hetimore rreth rastit në fjalë.

“Më shqetësojnë shumë çështjet e mbartura, kam qenë kërkues me prokurorët që çështja të përshpejtohet, kaq mund të bëj unë, të kërkoj llogari pse nuk po ecën çështja. Këtë e kam bërë, është në përgjegjësinë e prokurorit, po bëhen veprime.” – u shpreh Dumani.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *