Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi të zgjasë edhe me dy muaj masën e paraburgimit për Naim Murselin, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Murseli akuzohet se pagoi 30 mijë euro për të vratë të shoqen, krim të cilin e kreu Granit Plava.
Krimi i rëndë ndodhi në prani në dy fëmijëvë të çiftit ndërsa fillimisht Murseli pretendoi se familjarët e tij u sulmuan për t’u grabitur, por hetimet e mëvonshme zbuluan detaje të një krimi të planifikuar.