Agjensia turke e lajmeve Anadolu Agency njoftoi se një shtetas pakistanez u paraqit në ambasaden turke në Shtetet e Bashkuara ku dhuroi 30 milionë dollarë ndihmë për të prekurit nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Identiteti i pakistanezit mbetet anonim, ndërkohë që lajmin e konfirmoi dhe  kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif.

 “Thellësisht i prekur nga shembulli i një pakistanezi anonim, i cili hyri në ambasadën turke në SHBA dhe dhuroi 30 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri. Këto janë akte kaq të lavdishme filantropie që i mundësojnë njerëzimit të triumfojë mbi shanset në dukje të pakapërcyeshme.” – shkroi Sharif në Tuiter.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *