Autoritetet izraelite njoftuan se mbi 5000 raketa u lëshuan nga territori i Palestinës në atë atë Izraelit duke shkaktuar deri tani 6 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur.
Po ashtu, autoritetet izraelite njoftuan se militantët palestinezë u futën nga Rripi i Gazës në territorin e Izraelit duke hapur zjarr ndaj popullatës civile.
Ministria e Mbrojtjes izraelite deklaroi se do të kundërpërgjigjet ndaj këtij sulmi, ndërkohë që njoftoi rritjen e gatishmërisë ushtarake në një situatë që mund të prodhojë një tjetër luftë mes dy shteteve në konflikt prej shumë dekadash.