(Korçë 1912 – 1981)
1935 – kreu shkollën teknike të Fultzit në Tiranë, diplomohet si gjeometër.
1936-1945 – punon si teknik i bonifikimit në qytetin e Korçës.
1946 – mori pjesë në punimet për tharjen e Kënetës së Maliqit me detyrën e shtrimit të linjës hekurudhore.
Asistent i Ing. Vasil Manos në punimet për tharjen e kënetës së Maliqit.
tetor 1946 – u akuzua për sabotim të punimeve për tharjen e kënetës së Maliqit, dhe se ishte vënë në shërbim të agjenturës amerikane, të kryesuar nga Harry Fultz.
18 nëntor 1946 – Gjykata e Lartë Ushtarake e Tiranës e dënon me burgim të përjetshëm që iu kthye në 25 vite burg. U lirua në vitin 1958.
Ka punuar si bonifikues i burgosur në Kampin e Maliqit, në Rinas etj. Sëmuret në burg dhe shtrohet në spitalin e burgut i prekur nga turbekulozi. Pas lirimit shtrohet sërisht në Senatorium ku ndërron jetë.
Pandeli Zografi u ndoq familjarisht nga Sigurimi deri në fund të jetës në vitin 1981.
——
“Pandeli Zografi, i cili ishte Asistent i Vasil Manos në punimet e tharjes të kënetës së Maliqit, me përgjegjësi në shtrimin e degovilës (ferovia), ai Sabotoj duke vonue në mënyrë të ndjeshme shtrimjen e linjës së hekur-udhës, duke paraqit mungesë puntorësh specialistë, mungesë materjali a vidash, hekurash etj, kurse në të vërtetë nuk dukej që këto të mungojshin, pse me pak mund hekur-udha mund të shtrohej shpejt dhe së miri.” *
*Pjesë e denoncimit te rremë kundër Pandeli Zografit nga Dosja e Gjyqit tekniko-intelektual.
Libri “Grupi tekniko-intelektual, Procesi i Maliqit” 1946, përgatiti Leka Ndoja, ISKK, Tiranë, 2017, f. 122, pjesë nga hetimi i Vasil Manos.
Në 18 nëntor 1946 u dha vendimi i Gjykatës – Procesi i Kënetës Maliqit: Dënimet
1) ABDUL SHARA
2) KUJTIM BEQIRI
Me vdekje duke u ekzekutuar në litar.
3) VASIL MANO,
4) EUGENIO SCATURIO dhe
5) ZYRIKA MANO
Me vdekje.
Për të 5 të dënuarit me vdekje urdhërohet ekzekutimi i tyre në Maliq.
Gjeometri Pandeli Zografi u dënua me burgim të përjetshëm, por ai vijoi të punojë për tharjen e Kënetës së Maliqit deri në bonifikimin e plotë të saj në vitin 1954.
Përgatiti: Leka Ndoja

