Çabi Alonso po afrohet gjithnjë e më shumë me stolin e Realit të Madridit pas mbylljes së ciklit të Karlo Ançelotit.
Sipas mediave iberike, Alonso ka parakaluar Jurgen Klopin në garën për të marrë drejtimin e madrilenëve, ndërsa duket se tekniku iberik ka edhe kërkesa specifike në merkato.
Dëshira e tij është të marrë me vete në Madrid Florian Wirtz, xhevahirin e Bayer Leverkusenit.
Wirtz vlen 100 milionë euro, ndërkohë që Alonso është i bindur për cilësitë e tij gjatë dy viteve e gjysmë në drejtimin e ekipit gjerman.
Tjetër dëshirë e Alonsos është edhe Zubimendi. Mesfushori i Real Sociedadit është një nga më të kërkuarit në merkato, me Barcelonën që po ashtu ka paraqitur disa oferta për të.