Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku është shfaqur me tone ironike gjatë komunikimit me gazetarët.

Teksa hynte në Prokurorinë e Posaçme, Kryemadhi u shpreh se po përballet me një proces të rëndësishëm ligjor, duke e cilësuar atë si një betejë domethënëse.

“Mirëmëngjesi të gjithëve. Tani po ikim drejt një beteje ligjore shumë domethënëse. A jeni lodhur apo hiç fare?”, deklaroi ajo para mediave.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *