Poeti i njohur dhe autori i shumë teksteve këngësh hite, Agim Doçi beson se Albina Kelmendi do të ketë një paraqitje dinjitoze sonte në Eurovizion me këngën “Duje”.

Doçi tha në Euronews Albania se Albina Kelmendi mund të marrë rezultatin më të mirë që vendi ynë ka pasur në këtë kompeticion muzikor.

“Në gjykimin tim kjo këngë është himn, në kohën që jetojmë kur familja nuk po funksionon mjaftueshëm që të mbajë të lidhur njerëzit. Për mendimin tim, kjo këngë jo vetëm që do jetë në finale po do marrë rezultatin më të mirë nga të gjithë pjesëmarrësit shqiptar në Eurosong.”- tha Doçi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *