Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos regjistrojë Partinë Demokratike për zgjedhjet e 14 majit.

Pasi KAS-i hodhi poshtê apelinim e PD-së, kryekomisiomeri shtetëror, Ilirjan Celibashi konfirmoi se Lulzim Basha refuzoi tê firmosë deklaratën solemne si kryetar i PD-së duke i hequr mundësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje. Celibashi theksoi se Enkelejd Alibeaj nuk ka atribute ligjore për të firmosur në emër të Bashës.

“Në kushtet kur në zyrën e regjistrit të partive politike të Gjykatës së rrethit Tiranë, nuk është bërë njoftimi i dorëheqjes së zotit Lulzim Basha si kryetar si dhe nuk është bërë dorëzimi i aktit sipas të cilit, bazuar në statutin e PD, është zoti Alibeaj ai që ushtron detyrën e kryetarit, atëherë, ai si nënkryetar i PD, mundet të pranojë se i ushtron disa kompetenca të kryetarit, apo edhe pjesën më të madhe të këtyre kompetencave, por nuk mund të pranohet kurrsesi që ai ushtron të gjitha komptetencat dhe përgjegjësitë e PD. Ndaj, në kushtet kur deklarata nuk është sipas përcaktimeve të nenit 64, pika 2, gërma e, në vlerësimin tim, do duhej të nënshkruhej nga kryetari i partisë, ose nga ai person që ligjërisht i ushtron atributet e kryetarit të partisë, unë mendoj dhe vlerësoj se kërkesa e Partisë Demokratike për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet.”,  –  u shpreh Celibashi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *