Tre vellezërir Rrakateli u larguan para 24 vjetësh nga Lagjia e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës aty ku janë rikthyer sërish për të rindërtuar shtëpinë e tyre.
Ata shprehen se shtëpinë po ua ndërton shteti i Kosovës dhe u bëjne thirrje të gjithë shqiptarëve të larguar nga veriu që nuk i kanë shitur tokat që të rikthehen dhe të rindërtojnë shtëpitë e tyre me ndihmën e shtetit të Kosovës.
“Iu kemi tregu fëmijëve gjithmonë i kemi sjellë këtu, iu kemi thënë kjo është toka jonë edhe kemi me u kthy një ditë edhe kjo tash po bëhet realitet.” – tha Erkan Rrakateli.
Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, afro 11 mijë shqiptarë përllogariten të jenë larguar nga veriu i Kosovës, shumica prej tyre të detyruar nga presionet dhe dhuna e strukturave paralele se Serbisë në këtë pjesë të vendit.