Muaji shtator pritet të jetë muaji më historik në historinë e Palestinës.

Kryeministri i Kanadasë, Mark Karnei, deklaroi se vendi i tij po përgatitet të njohë shtetin palestinez në muajin shtator.

Deklarata e tij pason ato të presidentit francez, Emanuel Makron, dhe kryeministrit britanik, Kier Starmer, të cilët po ashtu u shprehën se vendet e tyre respektive planifikojnë të njohin shtetin e Palestinës në shtator.

Së fundmi, Karnei u shpreh se kjo njohje do t’i shërbejë procesit të paqes në Lindjen e Mesme dhe se dhuna e Izraelit në Gaza ka tejkaluar çdo kufi.

Ministria e Jashtme e Izraelit deklaroi se ky hap i Kanadasë do të ishte shpërblim për terrorizmin e Hamasit dhe inkurajim i mëtejshëm për përshkallëzim në Lindjen e Mesme.

Të njëjtin qëndrim kjo ministri mbajti edhe ndaj deklarimeve të Francës dhe Britanisë së Madhe.

Deklarimet për njohjen e shtetit të Palestinës nga këto tre shtete nuk janë kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kanadaja, Britania e Madhe dhe Franca janë pjesë e G-7-ës dhe njohja e Palestinës nga ana e tyre do të ishte një fitore me peshë për këtë shtet në arenën ndërkombëtare.

By Editor