Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës.

Vendimi erdhi pasi kryeministri Albin Kurti dorëzoi kërkesë në emër të Qeverisë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit, duke kërkuar gjithashtu që të vendoset masë e përkohshme deri në shqyrtimin e plotë të rastit.

Sipas vendimit të Gjykatës, ndalohet çdo veprim i presidentes që lidhet me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, si dhe çdo veprim i Kuvendit në lidhje me këtë çështje. Masa e përkohshme ka hyrë në fuqi më 9 mars dhe do të jetë e vlefshme deri më 31 mars.

Gjykata thekson se kjo masë është marrë për të parandaluar dëme të mundshme ndaj rendit kushtetues dhe për të garantuar funksionimin demokratik të institucioneve të vendit, derisa të merret vendimi përfundimtar për kushtetutshmërinë e dekretit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *