Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së opozitës të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke iu drejtuar drejtpërdrejt kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në përfundim të protestës, ku u raportua hedhja e mjeteve molotov drejt godinës së Kryeministrisë, Balla publikoi një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale. Postimi shoqërohej me një pamje të Berishës duke valëvitur flamurin kombëtar përballë flakëve.

“Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë!”, shkruan Balla në reagimin e tij.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *