Liverpuli është një nga skuadrat më aktive në merkaton e kësaj vere.

Pasi mori nga Bajer Leverkusen dy nga lojtarët më të mirë të këtij ekipi, si Virc dhe Frimpong, kampionët e Anglisë po finalizojnë një tjetër marrëveshje.

“Daily Mail” raporton se Milos Kerkez do të jetë pjesë e Liverpulit, pasi Bornmuthi ka pranuar ofertën prej 40 milionë eurosh për kartonin e tij.

Mbrojtësi i majtë ishte një nga lojtarët më të dalluar në sezonin e fundit me Bornmuthin.

Tashmë, Liverpuli e ka kaluar shifrën e 200 milionë eurove në blerje gjatë merkatos dhe klubi duhet të mendojë për shitjet.

I pari në listën e largimeve është Darvin Nunjez. Për sulmuesin uruguajan ka oferta nga Premier Liga dhe Seria A.

By Editor