Ndërsa dhjetëra tregtarë të vegjël te ish-Uzina Dinamo mbetën pa asnjë mbështetje institucionale pas djegies së magazinave të tyre, ministri Taulant Balla ka zgjedhur të udhëtojë drejt Gjakovës për të shprehur solidaritet me Devolli Group, pas zjarrit në fabrikën “Comodita Home”.

“Erdha sot pasdite në Gjakovë tek Devolli Group, për t’u takuar me Blerimin dhe Shkëlqimin, dy vëllezër që punësojnë afro 10 mijë punonjës në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe vende të tjera. Zjarri i djeshëm tek Comodita – fabrika më e madhe në Europë në llojin e vet – ishte një dëm i madh për ekonominë e Kosovës dhe mbarë shqiptarisë”, ka deklaruar Balla.

Ai shtoi se është informuar për dëmet, por edhe për rifillimin e prodhimit që nga dita e hënë, duke shprehur bindjen se kjo vështirësi do të forcojë më tej ekonominë e kompanisë dhe atë të Kosovës.

Te zona e ish-Uzinës Dinamo, ku tregtarë të ndershëm ushtronin aktivitetin në qiell të hapur, zjarri shkrumboi magazina dhe mallra me vlerë rreth 200 mijë euro. Për shumë prej tyre, këto mallra përfaqësonin investimin e një jete të tërë. Megjithatë, asnjë përfaqësues i lartë politik nuk u shfaq për të qenë pranë këtyre tregtarëve apo për të ofruar mbështetje konkrete.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *