Dita e sotme nisi me mot të mirë në Vlorë, por pasojat e përmbytjeve të një dite më parë duken pothuajse kudo.
Prania e ujit në rrugët e qytetit arriti deri në 60 centimetër.
Situata vijon të jetë problematike në lagjet “Albano dhe Romina’,‘ “Leg Sallat”, ‘28 nëntori’, zona te Xhamia, zona te Xhamia, lagja “Rilindja”, ‘Skela’, ‘Pavarësia’, rruga “Hasan Kushta”, rruga “Gjergj Araniti” aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit “Ismail Qemali”.
Energjia elektrike në disa zona vijon të jetë e stakuar pasi prania e ujit në afërsi të kabinave mbetet e lartë.
Pasojat duken katastrofike me ujin në brendësi të shumë bizneseve dhe banesave, ndërkohë që 33 famije e kishin të pamundur qëndrimin në shtëpitë e tyre duke u strehuar në konvikt.