Bojkoti në institucionet arsimore vijon sërish edhe pas takimit të kryeministrit Edi Rama me drejtues të universiteteve të vendit. Ishte kreu i ekzekutivit shqiptar ai që paralajmëroi një veting të mundshëm me qëllim kalimin në sitë të pasurisë së pedagogëve, dekleratë që për mësimdhënësit përbën shantazh të pastër ndaj tyre me qëllim ndalimin e bojkotit mësimor dhe injorimin e kërkesave për rritje pagash dhe fonde të shtuara për kërkimin shkencor.


Pedagogët u shprehën sërish të vendosur në kërkesat e tyre duke i kërkuar kryeministrit të bëjë publike piramidën e pagave në administratën publike. “Kërkojmë nga kryeministri të bëjë publike piramidën e pagave në të gjithë administratën publike pasi kemi parë pastrues në Fondin Shqiptar të Zhvillimit që paguhet më shumë se një pedagog.” – tha një nga pedagogët.


Nga ana e tij, kreu i Sindikatës, Sandër Kovaçi, i rikujtoi kryeministrit gjëndjen e universiteteve shqiptare të renditura të fundit në rajon duke u kaluar nga Kosova dhe Bosnje-Hercegovina. “Nuk i referohemi fjalëve të kryeministrit. Ai duhet të mbajë përgjegjësinë e tij për gjendjen e arsimit. Jemi në vend të fundit në rankim. Jo vetëm jemi më poshtë se Kosova, por më poshtë se Bosnjë-Hercegovina. Ai duhet t’i japë dinjitetin financimit të universiteteve, platformës së re të arsimit. Nxjerrja e procesit të vettingunt në këtë moment, tregon frymë shtantazhi ndaj nesh. Është e pabesueshme kjo ide e tij në këto komente. Ka pasur mundësi në bazë të grevës së studentëve që të bëjë transparencë. Mos krijoni tymnajë se profesorati është shtresë e varfër.”- u shpreh ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *