Ervin Karamuço, fillimisht analizonte vjedhjen në shtëpinë e Aida Klosit si ekspert i pavarur, ndërsa në emisionin “Opinion” foli si një nga viktimat e Rozeta Dobit.

Ai pranoi se e njëjta pastruese që kishte vjedhur në shtëpinë e këshilltares së Arben Ahmetajt, kishte vjedhur dhe në shtëpinë e tij. Karamuço iu referua vjedhjes së një unaze nga Rozeta Dobi në banesën e tij duke theksuar se humbja e kësaj unaze i kishte shkaktuar probleme me bashkëshorten e tij. 

 “Unë e kam kërkuar diku në shtator, për shkak se leva shtëpinë dhe fillojnë lëvizin këto orenditë edhe ku është unaza, filloi dhe një debat në shtëpi ku e ke unazën. 3-4 muaj hë se do dali dhe nuk doli asnjëherë. Po dhe për shkak se nuk u gjendën sende të tjera që kishin humbur. Do ta vija një status pas ca kohësh, e kisha menduar, do thosha pastruesja që desh më ndau nga gruaja. Ndërkohë që komisariati e kishte gjetur në banesën e saj. Vajta bëra një deklarim që po e njoh si send, ky është imi. Kur vajta në komisariat e vura në gisht.”-tha Karamuço.

Ervin Karamuço u thirr në polici për të marrë unazën e vjedhur nga Rozeta Dobi e cila fillimisht ishte një grabitëse që duhej analizuar në rrafsh kriminalistik, për t’u trajtuar më vonë si vjedhësja që vuri në rrezik pikërisht martesën e tij.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *