Dega e Partia Demokratike e Shqipërisë në Berat u ka bërë thirrje anëtarëve të saj që të mos marrin pjesë në takimin e paralajmëruar me ish-deputetin Ervin Salianji.
Në njoftimin për anëtarësinë, dega thekson se Salianji është i vetëpërjashtuar nga partia dhe po organizon një takim me agjendë tërësisht private, sipas saj me mbështetjen e segmenteve të pushtetit dhe të krimit të organizuar lokal.
“Nesër, Ervin Salianji po përpiqet të zhvillojë një takim privat me ndihmën e segmenteve të pushtetit dhe krimit të organizuar lokal. Ky aktivitet nuk ka lidhje me Partinë Demokratike, por është në shërbim të Edi Rama dhe qeverisë së tij. Dega e PD Berat ju bën thirrje të distancoheni nga ky aktivitet,” thuhet në njoftim.

