Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj paraqiti zyrtarisht pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në procesin e zgjedhjeve lokale të 14 Majit.
Kërkesa u dorëzua nga përfaqësuesi ligjor i këtij subjekti, Indrit Sefa i cili u tha mediave se kjo ishte një procedurë rutinë që kryhet nga çdo parti para zgjedhjeve.
Kujtojmë se Gjykata e Apelit Tiranë e riktheu për rigjykim në shkallën e parë çështjen e vulës së Partisë Demokratike duke i mundësuar grupimit të udhëhequr nga Alibeaj përfaqësimin me vulën dhe logon zyrtare të Partisë Demokratike.
Sali Berisha nga ana tjetër pritet të regjistrojë kandidatët e tij në koalicionin me Partinë e Lirisë dhe PBDNJ-në.
Sot është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 Majit.