Ministri në detyrë i Bujqësisë deklaroi në Tëvë 1 se propozimi i kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, për zgjedhje të reja më 15 qershor, nuk është një propozim i keq.

Faton Peci shtoi se, në kushtet aktuale – kur sipas tij deputetët e opozitës po refuzojnë betimin si deputetë – ka vetëm dy zgjidhje: formimi i qeverisë ose zgjedhje të reja.

“Opsioni tjetër që unë mendoj se është real dhe që mund të ndodhë dhe të jetë në dobi, ndoshta, të Kosovës dhe të leksionit për këta që mohojnë vullnetin e qytetarëve, është që, meqenëse PDK-ja ka dalë me propozime konkrete – e pashë që kryetari i kësaj partie ka deklaruar se data 15 qershor mund të jetë njëra prej datave të përshtatshme për zgjedhje të reja – unë mendoj që nuk është propozim i keq,” – tha Peci.

Nga ana tjetër, partitë opozitare fajësuan kryeministrin Albin Kurti për moskonstituimin e Kuvendit, pasi ai po kërkon kohë për pazare në kushtet kur nuk i ka votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

By Editor