Një grupim pedagogësh në Tiranë nisën sot protestën e paralajmëruar prej ditësh duke kërkuar rritjen e pagave dhe plotësimin e disa kërkesave shtesë me qëllim ngritjen e nivelit shkencor dhe performancës akademike në universitetet tona. Të mbledhur para godinës së Universitetit Politeknik, përfaqësia e pedagogëve parashtroi disa kërkesa:

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës.
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor.
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë.
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare.
-Rivlerësimi i pagesës për orën mësimore.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare.
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike.

Pedagoët u shprehen se presin reflektim nga ana e qeverisë, në të kundërt ata do të nisin bojkotin  e procesit mësimor për vitin e ri akademik parashikuar të nisë në datën 17 tetor. Një përfaqësi pedagogësh para disa ditësh zhvilluan një takim me ministren e Arsimit, Evis Kushi, ku ata parashtruan kërkesat e tyre, kërkesa të cilat deri ditën e sotshme nuk duken të jenë marrë në konsideratë nga ekzekutivi shqiptar. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *