Pedagogia, Xhoi Jakaj tha në Euronews Albania se shpenzon shuma të konsiderueshme për të veshur rroba të shtrenjta, madje merr dhe kredi që të duket e veshur mirë.
Jakaj, e cila është nëna e modeles së njohur, Orjola Marashi, u shpreh se rrobat që mbante veshur kushtonin 1500 euro.
“Kjo veshja është bërë me stilist, nga një mikesha e Oriolës, Stela Larja, për ta përmendur se nuk është në tregun e veshjeve. Unë marr borxh dhe vishem bukur, kaq e thjeshtë është. Marrë kredi dhe vishem bukur. E gjithë veshja ime sot në studio kushton diku te 1500 euro me gjithë varset dhe bizhutë.”-, tha Jakaj.