Mandatory Credit: Photo by KOCA SULEJMANOVIC/EPA-EFE/REX (10482714g) North Macedonia's President Stevo Pendarovski during a meeting with Serbian President Aleksandar Vucic (unseen) in Belgrade, Serbia, 22 November 2019. President Pendarovski is on a official state visit to Serbia. North Macedonia's President Stevo Pendarovsk in Belgrade, Serbia - 22 Nov 2019

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski kërkoi të merren masa ligjore ndaj politikanëve shqiptarë që organizuan pritjen dhe tubimet me rastin e vizitës së Albin Kurtit në Shkup dhe Tetovë.

Pendarovski po ashtu e konsideroi të paligjshme emërtimin e një rruge të Shkupit me emrin “Adem Demaçi”.

Presidenti maqedonas nënvizoi se vizita e kryeministrit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut i sherben nxitjes së tensioneve dhe kërcënon stabilitetin e këtij shteti.

Sipas tij, organizatorët e pritjes së Kurtit nxitën frymë nacionaliste në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit.

“Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke injoruar plotësisht simbolet e shtetit. Lidhur me këtë, kërkoj nga organet kompetente që të kryejnë sa më shpejt procedurat e parapara.

Mënyra e realizimit të idesë së riemërtimit të rrugës në Komunën e Çairit është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve në vend. Në këtë drejtim, pres që shërbimet kompetente inspektuese të kontrollojnë nëse vendimi është respektuar parimi i shumicës së dyfishtë, i cili duhet të përfshijë votat e komuniteteve joshumicë në atë komunë.”  – shkroi Pendarovski në fejsbuk.  

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *