Nga Agim Morina

(Pendimin që e përmend kryeministri, Albin Kurti, por tash sipas fjalëve të vetë Holbrooke) 

“Miloševići, që krenohej me njohunitë e tij rreth ligjeve dhe aftësisë me lexu e me përvetësu materiale shumë teknike me shpejtësi të madhe, e skanoi dokumentin me shpejtësi. Edhe Bob Oweni, një avokat i zoti dhe një vëzhgues i stërkujdesshëm, kishte mbetë i impresionuar me atë se sa shpejt Miloševići përvetësonte çdo nuancë dokumentesh të shkruara në anglisht. Kjo aftësi e bëri Miloševićin edhe më të rrezikshëm si negociator; ai rregullisht përpiqej të fuste nëpër dokumente fjalë ose fraza që dukeshin të padëmshme, por që përmbanin kurthe potencialisht vdekjeprurëse.

Miloševići shfaqi kundërshtimin për një varg frazash. Ai donte që vendi të quhej ose “Bashkimi i Bosnjë-Hercegovinës” ose, ndoshta, “Shtetet e Bashkuara të Bosnje-Hercegovinës”. Unë iu kundërpëgjigja se duhej të hiqnim dorë nga përdorimi i “Republika Srpska”-s, një sugjerim që Miloševići e quajti “absolutisht të pamundur”. Ai u tërhoq gradualisht nga kërkesat e tij fillestare dhe, pas tridhjetë minutash debati, e pranoi dokumentin pa asnjë ndryshim.

Me Miloševićin u ktheva në dhomën kryesore, ku kolegët e mi po e dëgjonin ministrin e Jashtëm serb duke vajtu për fatin e tij që duhej të shkonte në Gjenevë. Duke ia dorëzu dokumentin Owenit, i thashë: “Kemi një marrëveshje”. Ai dukej i habitur dhe ma bëri një shenjë me gishtin e madh përpjetë.”

Po të më jepej rasti të rishikoja negociatat, ndoshta këtu do t’ia filloja. Në tërësinë e tij dokumenti paraqiste përfitime të rëndësishme për Sarajevën, siç e dinin edhe Miloševići, edhe Izetbegovići. Por më vjen keq që nuk bëmë një përpjekje më të fuqishme për me heqë emrin Republika Srpska. E nënvlerësuam rëndësinë e ruajtjes, për Palen, të emrit të tyre të lagur me gjak. Gjithashtu, mund të kemi nënvlerësu forcën e palës sonë negociuese atë ditë, kur bombardimet kishin rifillu tashmë. Në retrospektivë, mendoj se duhet të kishim bë më shumë presion mbi Miloševićin për me ndryshu emrin e entitetit serb të Bosnjës. Edhe nëse kjo përpjekje do të dështonte, siç parashikonin Oweni dhe Hilli, do t’ia vlente të provohej.”

Richard HOLBROOKE, “To End a War: The Conflict in Yugoslavia -America’s Inside Story – Negotiating with Milosevic (Modern Library [Revised], fq. 135.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *