Protesta e sotme është e treta në vazhdën e një serie të paralajmëruar protestash nga “Lëvizja Bashkë” së bashku me pensionistët.
Në tubim u kërkua sërish rritja e pensioneve dhe miratimi i minimumit jetik.
Përfaqësues të “Lëvizja Bashkë” akuzuan kryeministrin Edi Rama se punon për interesat e oligarkëve duke u garantuar atyre para nga fondet publike ndërsa pensionistët i ka lënë në mjerim me indeksime pensionesh qesharake.
Pjesëmarrësit u shprehën se protestat nuk do të ndalen deri sa qeveria të ndryshojë qasjen ndaj pensionistëve dhe shtresave në nevojë.