Një grup minatorësh dhe pensionistësh protestuan para Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa patën dhe përplasje me policinë.
“Mos na prekni me dorë” dhe “Turp të keni” ishin thirrjet e tyre drejtuar policëve në vendin ku ata protestonin.
Pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve, ndërsa minatorët aplikojnë për statusin e minatorit që sipas tyre nuk ka gjetur ende miratim zyrtar.
Protestës iu bashkua dhe deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i cili nuk u pranua nga protestuesit të cilët i kërkuan të largohet.