55-vjeçarja Merushe Gjuzi humbi jetën në aksin rrugor Peqin – Elbasan ndërsa udhëtonte me furgonin e kësaj linje. 

Në njoftimin e policisë thuhet se ajo hapi derën e pasme të mjetit dhe u vetëhodh duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Shoqja e Gjuzit tha pas ngjarjes së rëndë se ajo kishte probleme me të shoqin dhe se kohët e fundit ishte shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike. 

Njoftimi i policisë

Rreth orës 09:00, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, shtetasja M. Gj., rreth 50 vjeçe, ndërkohë që udhëtonte në automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi S. T., 30 vjeç, dyshohet se ka hapur derën e pasme të furgonit dhe është vetëhedhur. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja M. Gj. ka humbur jetën.

Drejtuesi i furgonit, shtetasi S. T., po shoqërohet në Komisariat, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *