Ministria e Mbrojtjes në Rusi e ka konfirmuar se ka dërguar mbi 190 mijë të alkoolizuar dhe të pastrehë në frontet e luftës në Ukrainë.
Shpjegimi zyrtar është se ata kanë firmosur vullnetarisht për të shkuar në luftë për atdheun e tyre.
Burime nga media të ndryshme botërore konfirmojnë se këto grupime po dërgohen drejt luftës kryeisht si mercenarë me pagesa minimale dhe pjesa më e madhe e tyre vijnë nga Siberia.
Duke folur për nevojën e mobilizimit të mëtejshëm, Vladimir Putin përmendi dhe këto dy kategori duke i cilësuar si patriotë që po luftojnë me heroizëm për atdheun e tyre.