“Urre mëkatin dhe jo mëkatarin, një këshillë morale e cila megjithëse është e lehtë për t’u kuptuar, rrallëherë vihet në jetë dhe prandaj në botë shpërndahet helmi i urrejtjes”.
“Këmbëngulja për të vërtetën shpesh nënkupton të vendosësh jetën në rrezik dhe të fitosh pakënaqësinë e miqve”.
“Dëshira më e fortë dhe më e pastër e zemrës plotësohet gjithnjë”.
“Ka mbetur mister për mua se si njerëzit mund të ndihen të nderuar duke poshtëruar qeniet e tjera njerëzore”.
“Qysh prej vitit 1893 pjesëm më të madhe të leximeve të mia e kam bërë në burg”.
“E ku ka pengesë që dashuria s’mund ta kapërcejë?”
“Përvoja më ka treguar që ne fitojmë drejtësi më shpejt kur i japim drejtësi palës tjetër”.
“Institucioni që nuk arrin të fitojë mbështetjen publike, nuk ka të drejtë që të ekzistojë si i tillë”.
“Mendja është në rrënjë të çdo sensualiteti”.
“E vërteta është një pemë e madhe që sa më shumë e ushqen, aq më shumë fruta jep”.
“Llogaritë e mbajtura me kujdes janë sine qua non për çdo organizatë. Pa to, i bie reputacioni”.
“Kam mendimin e palëkundur që një nëpunës publik nuk duhet të pranojë dhurata të shtrenjta”.
“Një ithtar i së vërtetës shpesh është i detyruar që ta gjejë rrugën e të vërtetës duke prekur me dorë”.
Perktheu: Granit Zela