“Politika nuk është një profesion i keq. Nëse ia del, ka shumë shpërblime. Nëse turpërohesh, gjithmonë mund të shkruash një libër”.

“Një amerikan i thotë një rusi se njerëzit në SHBA gëzojnë lirinë e fjalës dhe se ai mund të shkonte në Shtëpinë e Bardhë dhe të bërtas: “Vafsh në djall, Ronald Regan!” Rusi përgjigjet: “Oh, njësoj si ne. Edhe unë mund të shkoj në Kremlin dhe të bërtas: “Vafsh në djall, Ronald Regan!” (Histori e treguar nga Regani).

“Politika mendohet të jetë profesioni i dytë më i vjetër. Kam kuptuar se ka një ngjashmëri shumë të madhe me të parin në botë”.

“Fjalët më të frikshme në gjuhën angleze janë: “Punoj për qeverinë dhe jam këtu për të ndihmuar”.

“Recesion kemi kur fqinji yt humbet punën. Depresioni është kur ti humbet tënden. Dhe shërimi është kur Xhimi Karter humbet të tijën”.

“Kam vënë re se të gjithë ata që mbështesin abortin tashmë kanë lindur”.

Një ditë një gazetar u përball me Ronald Reganin për një deklaratë të mëparshme që ai kishte bërë. “Zoti President, ju keni thënë se do të jepni dorëheqjen nëse kujtesa juaj fillon të dobësohet”- i tha gazetari. Regani buzëqeshi dhe iu përgjigj: “S’mbaj mend ta kem thënë”.

“Si mund të mos jetë një president aktor? (Përgjigja kur u pyet “Si mund të bëhej një aktor president?”)

Perktheu: Granit Zela

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *