Reali pret Bajernin në gjysmëfinalen e dytë që premton luftë të madhe sportive.
Sfida e parë në Gjermani u mbyll në barazim 2-2 me një Bajern më dominues në volum loje dhe raste për shënim.
Reali cinik, realizoi dy herë me Vinicius ndërsa Sane dhe Kejn shënuan për bavarezët.
Sonte në mitikun “Santiago Bernabeu” skuadra e Karlo Ançelotit kërkon të vendosë diktatin në habitatin e saj, ndërkohë që djemtë e Tomas Tuhelit nuk kanë asgjë për të humbur dhe kjo ndeshje vlen gjithçka për ta.
Makthi bavarez do të jetë Vinicius Zhunior. Sulmuesi brazilian ka statistika vrastare në Ligën e Kampioneve. Ai ka shënuar gjithsej 20 gola në këtë kompeticion, dhe 20 golat e tij janë të ndarë, 10 në fazën e grupeve, 3 në fazën e 1/8 e finaleve, 2 në çerekfinale, 4 në gjysmëfinale dhe 1 në finale.