Burime brenda FSHF-së pohojnë se po diskutohet mundësia që përballja e 7 qershorit mes Shqipërisë dhe Serbisë të mos luhet në “Arenën Kombëtare”.

Argumenti i zhvendosjes së mundshme lidhet me shkaqe sigurie, ndërsa “Elbasan Arena” po vlerësohet si stadiumi më i përshtatshëm për zhvillimin e ndeshjes.

UEFA, në faqen e saj zyrtare, ka zyrtarizuar “Arenën Kombëtare” si stadiumin ku do të luhet Shqipëri–Serbi.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se cili do të jetë vendimi final i Federatës Shqiptare të Futbollit.

By Editor