Kombëtarja nis të hënën përgatitjet për dy sfidat e Ligës së Kombeve në transfertë ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Trajneri Silvinjo pritet të rikthejë në organikë Ernest Muçin që po kalon një periudhë të vështirë me Beshiktashin.
Risitë në listën e trajnerit brazilian pritet të jenë Adrion Pajaziti dhe Indrit Tuci.

Pajaziti shënoi dygolësh me kombëtaren U-21 ndaj Zvicrës në përballjen e fundit dhe kjo e ka bindur Silvinjon ta afrojë fantazistin në ekipin e parë.
Silvinjo raportohet se ka patur dhe një takim me Indrit Tucin e Spartës së Pragës.
Sulmuesi po tregon formë të mirë me kampionët e Çekisë dhe trajneri e sheh si alternativë cilësore për sulmin kuqezi për dy përballjet e vështira që na presin.
Mbetet të shihet nëse do të ftohen Medon Berisha dhe Armando Broja të cilët po riaftësohen nga dëmtimet.