Robert Kenedi, djali i ish-kandidatit për president Robert Kenedi dhe nip i ish-presidentit Xhon Kenedi, ka humbur mbështetjen e familjarëve të tij për garën presidenciale.
Kenedi, kandidat i pavarur për president dhe trashëgimtar i një prej familjeve më me ndikim në jetën politike amerikane, humbi mbështetjen e pjesës tjetër të familjes, të cilët u pozicionuan haptazi në mbështetje të kandidatit të Partisë Demokrate dhe presidentin në detyrë, Xho Baiden.
Kjo nuk është hera e parë që familja Kenedi distancohet nga Robert Kenedi, i cili njihet për kundërshtimin e tij ndaj vaksinimit masiv dhe betejat e tija ndër vite me industrinë farmaceutike.