Novruz Cenalia u qëllua me një plumb në kokë nga Azgan Mërnica në fshatin Baltëz të Fierit.
Të dy u përfshinë në një debat verbal lidhur me radhën e kalimit në një rrugë të ngushtë të fshatit ndërsa 23-vjeçari nxori armën nga brezi dhe me një plumb të vetëm la të vdekur në vend efektivin e policisë. Sot u kryen homazhe në nder të policit të vrarë në qytetin e Fierit, ndërkohë që forcat RENEA dhe ato FNSH vijojnë kërkimet për autorin e krimit.