Episode të rënda dhe të shëmtuara u panë mbrëmjen e djeshme në Pragë ku tifozët çekë fyen dhe përdhosën simbolet tona kombëtare.
Tre flamuj të Shqipërisë u kthyen me kokë poshtë nga tifozët çekë në tribuna, ndërkohë që harta e Kosovës u vendos në kryq duke u paraqitur si pjesë e Serbisë.

Në stadium pati dhe përleshje mes tifozëve çekë dhe atyre shqiptarë të cilët reaguan pas veprimeve raciste të vendasve.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka i dënoi veprimet e tifozëve çekë në stadium dhe u shpreh se institucioni që ai drejton do të ankohet zyrtarisht në UEFA për ngjarjen e ndodhur.