Shqipëria do të prezantohet në Eurovizion në natën e dytë gjysmëfinale në 11 maj, ku Albina Kelmendi me familjen do të këndojnë këngën “Duje”.
Kur gjithçka duhet të ishte në përgatitjet e fundit, sërish çuditë shqiptare dalin në skenë.
Albina Kelmendi deklaron se ajo dhe familjarët e saj nuk janë pajisur me pasaportën e shtetit shqiptar pavarësisht faktit se në Eurovizion po përfaqësojnë pikërisht Shqipërinë.
Kelmendi thekson se kjo ka qenë një pengesë e papritur për të dhe familjarët të cilët janë detyruar të aplikojnë për vizë në disa shtete deri në mbërritjen në Britaninë e Madhe ku dhe do të mbahet Eurovizioni i këtij viti.
“Nuk i kemi arrit në disa shtete, ka qenë problem çështja e vizave. Nuk e kemi parashikuar, ne nuk jemi pajisur me pasaporta shqiptare, na është dashur për secilin shtet që të aplikonim për vizat.”- tha Albina Kelmendi.