Dejvid Uizner tha në fjalën e tij për “Ditën e Drejtësisë” se SPAK-u po përballet me presione politike, por kjo nuk do të ndikojë aspak në punën e kësaj strukture. 

Sipas të ngarkuarit me punë të SHBA-ve në vendin tonë, reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe se prokurorët duhet të shtojnë përpjekjet e tyre në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Shteti i së drejtës që duhet të jetë në qendër të angazhimeve tona. Reforma në drejtësi nuk është e lehtë apo perfektë, por të gjithë qytetarët shqiptarë do jenë krenarë për punën e bërë.

Ju dhe institucionet e tjera të pavarura po sjellin përngjashmëri për sistemin e drejtësisë duke ndërmarrë veprime kundër krimit të organizuar.

Shqiptarët mund të kenë besim se do trajtohen në mënyrë të duhur. Sfidat me të cilat përballeni janë të mëdha, ka pengesa, do të ketë më shumë standarde në institucione, duke qenë se ka presion politike dhe pritshmërie publike janë të mëdha.”  – tha Uizner.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *