Përfundon sërish në pranga, Ardian Isufi i liruar dje nga qelia si një nga përfituesit e shumtë të amnistisë.

Isufi, hajdut karriere, nuk i rezistoi dot më shumë se 24 orë tundimit për t’iu rikthyer jetës së tij të vjetër.

Dyshohet se i riu nga Pogradeci është autor i vjedhjes së një automjeti Ford Fiessta i parkuar në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi”.

Njoftimi i Policisë:

Korçë-Falë bashkëpunimit mes strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kapet në qytetin e Tiranës dhe vihet në pranga 36-vjeçari, i cili mbrëmjen e djeshme vodhi në Korçë një automjet.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 18, Korçë, ku u vodh një automjet, falë shkëmbimit të informacioneve mes DVP Korçë e strukturave të DVP Tiranë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, në qytetin e Tiranës.

Si rezultat u ndalua shtetasi në kërkim A. I., 36 vjeç, banues në Pogradec, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës (automjeteve).

Ky shtetas mbrëmjen e datës 24.04.2024, dyshohet se ka vjedhur në Korçë, automjetin tip “Ford”, në pronësi të një 30-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *