Burime nga Prokroria e Posaçme bëjne me dije se kreu i kësaj strukture, Altin Dumani po ruhet me masa të përforcuara sigurie.
Dumani lëviz me një automjet të blinduar, ndërkohë që një njësi policore është dërguar për të garantuar sigurinë në banesën ku ai jeton bashkë me familjen.
Masat e shtuara të sigurisë kanë ardhur pas zhvillimeve të fundit ku dosje me peshë që përfshijnë politikanë të rangut të lartë po shkojnë drejt mbylljes së hetimeve.
Përforcimet vijnë pas dyshimeve se jeta e Dumanit mund të kërcënohet.