Russian newly-mobilised reservists train at a shooting range in the course of Russia-Ukraine conflict in the Donetsk region, Russian-controlled Ukraine, October 10, 2022. REUTERS/Alexander Ermochenko

E pëditshmja gjermane Bild ka zbardhur disa transkripte bisedash telefonike të ushtarëve rusë që luftojnë në Ukrainë me familjarët dhe të afërmit e tyre. 

Bisedat janë përgjuar nga shërbimi i inteligjencës ukrainase dhe në to dëgjohen udhëtarë rusë krejtësisht të demotivuar nga zhvillimet në terren.

“Kjo nuk është luftë, ky është një ferr i ndyrë. Nuk ka furnizime, jetojmë si qen të mallkuar në gropa.” – thotë një nga ushtarët në bisedë me një të afërm të tij.

Një tjetër ushtar dëgjohet të raportojë humbjet në front teksa thotë se nga 240 ushtarë që kishte fillimisht njësia e tij, aktualisht numëronte vetëm 94.

Përgjimet shpalosin një realitet dramatik ku ushtarët dëgjohen të thonë se po luftojnë pa pajisjet e duhura dhe se zëvendësimi i infrastrukturës së dëmtuar në luftime merr shumë kohë, gjë e cila ngadalëson së tepërmi manovrën në front.

Raporte të ndryshme nga shërbime inteligjente perëndimore nënvizojnë se Rusia ka humbur më shumë se 100 mijë ushtarë që nga nisja e sulmit ushtarak ndaj Ukrainës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *